Vjeshta ka marrë trajtën e saj edhe në vendin tonë. Shkodra e ka “veshur” stofin e saj prej shumë ditësh. Shëtitorja e Molos pranë urës së vjetër të Bunës mbetet sërish ndër pikat më të preferuara për shkodranët. Megjithëse nuk është vënë dorë prej kohësh, përsëri duhet thënë se bukuria e peisazhit është më dominuese se shëmtia e dorës së njeriut.