Aty ku ka muzikë ka edhe festë dhe të tillë e bëri atmosferën banda frymore e personave me aftësi ndryshe në aktivitetin argëtues të emërtuar “Dita e Mesdheut”. I planifikuar për t’u zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza”, për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, edicioni i dytë i tij u realizua në mjedis të mbyllur.

Paqja dhe promovimi i bashkëpunimit mbeten mesazhet kryesore të këtij manifesti artistik. Gjithëpërfshirja e grupeve të ndryshme sociale mbetet fokusi kryesor i realizimit të një aktiviteti të tillë.

Koncerti festiv i zhvilluar nën lajtmotivin “Tingujt e solidaritetit” vijoi me atmosferën e ngrohtë të këngëve shkodrane dhe disa prej këngëve më të njohura botërore.