Edicioni i i 17-të i ekspozitës kombëtare “Salloni i Vjeshtës” nisi me një minutë heshtje në nderim të Mjeshtrit të Madh Zef Deda, ndarë nga jeta dy ditë më parë. Rreth 60 artistë pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi prezantuan veprat më të mira të artit pamor që përshkruanin temën e këtij viti “Lumturia e mundur”.

Kuratori Edmond Gjikopulli vlerëson karakterin e veçantë që mbartë kjo ekspozitë. Ekspozitën e çeli drejtuesi i Galerisë së Arteve Shkodër Fatmir Juka. “Salloni i Vjeshtës” mbetet një nga evenimentet më të rëndësishme në kalendarin vjetor të aktiviteteve të saj.

Juria vlerësoi me çmimin “Vepra më e Mirë” artistin nga Kosova Musa Kalaveshi ndërsa me çmimin “Artisti i Ri më i Mirë” Dea Shubleka.

Vizitorët u njohën nga afër me veprat artistike të të gjithë pjesëmarrësve në “Salloni i Vjeshtës”.