Aktori i shquar i humorit shqiptar, Mjeshtri i Madh Zef Deda u nda nga jeta një ditë më parë për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Në hollin e Teatrit “Migjeni” u zhvilluan homazhet e nderimit nga familjarë, miq e të afërm si dhe personalitete e figura të spikatura.
Disa nga kolegët ndanë mes emocioneve copëza kujtimesh të veçanta.
“Na ka bërë të buzëqeshim edhe në ditë të vështira”, u shpreh Kryetari i Bashkisë Benet Beci.
Emocione të forta krijoi përcjellja e trupit të tij nga Teatri “Migjeni” shoqëruar nga Banda e Qytetit dhe duartrokitjet e të pranishmëve.
Mjeshtri i Madh Zef Deda u largua vetëm fizikisht nga kjo botë por në Shkodrën e tij dhe kudo ku ai përhapi kontributin artistik do të vijojnë të mbeten përgjithnjë gjurmët e tij.
