“Fjala Artistike”, konkursi i interpretuesve të vegjël mbërriti në fazën finale të tij. Ajo u zhvillua me praninë e gjerë të spektatorëve në sallën e QKF “Kujtim Alija”. 37 fëmijë nga 45 shkolla 9-vjeçare të qytetit morën pjesë në finalen e këtij viti.
Konkursi zhvillohet prej shumë vitesh dhe ai është një mundësi e mirë për evidentimin e talenteve të reja në fushën e interpretimit.
Në përfundim të mbrëmjes, juria ndau vlerësimet për më të mirët. Në kategorinë e Arsimit Fillor në vend të parë u rendit Nergis Nikprelaj, në kategorinë Arsim i Mesëm i Ulët Eden Bushati ndërsa në kategorinë e Humorit Fiona Çoçja dhe Devis Shimaj.
