Muzeu Historik i Shkodrës ftoi vizitorët për ekspozitën e saj më të re që në thelb ka historinë.

Armë të vjetra që datonin prej viteve 1700 të llojeve të ndryshme, 12 prej të cilave armë zjarri u ekspozuan në mjediset e tij

Të ftuarit i përshëndeti edhe drejtuesja e kulturës në Bashkinë Shkodër Amila Gjyrezi.

Këto armë ekspozohen për herë të parë që prej vitit 1990. Ato shquhen për elementët zbukurues dhe bartin histori. Mes tyre qëndron e ekspozuar edhe arma e tipit hutë e Ali Pashë Gucisë, e zbukuruar me fildish dhe argjend në Shkodër.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 29 nëntor.