Biblioteka “Marin Barleti” çeli dyert për ekspozitën dedikuar librave për fëmijë. Ajo ka në përmbajtjen e saj 59 libra që datojnë prej vitit 1890 dhe vijojnë deri në 1960.

Ambientet e Bibliotekës gumëzhinin nga fëmijët ndërsa drejtuesja e institucionit Ledia Dushi ndau detaje rreth ekspozitës.

Ekspozita e librave për fëmijë ka rëndësinë e vet në aspektin e zhvillimit historik të mënyrës stilistikore dhe jo vetëm.

Biblioteka “Marin Barleti” në Shkodër prej kohësh po i kushton një vëmendje edhe proçesit të dixhitalizimit të librit për fëmijë, teksa deri më tani janë dixhitalizuar mbi dy mijë faqe ndërsa ai është drejt fundit.