Festivali Letrar vijoi me një tjetër takim në Bibliotekën “Marin Barleti”. Kësaj here fokusi nuk ishte tek një autor shqiptar por tek një gjerman me origjinë hebreje, Walter Benjamin. Veprat e tij kanë ardhur në shqip përmes Ervin Lanit.
Më tej përkthyesi Lani veçon cilësitë e Walter Benjamin si arsye për ta sjellur më afër lexuesve veprën e tij.
Muaji nëntor po i dedikohet plotësisht forumeve të diskutimit rreth librit në Bibliotekën “Marin Barleti”. Festivali Letrar do të vijojë edhe me autorë të tjerë në ditët në vazhdim.
