Ndërtesa e shkatërruar, pjesë e ansamblit muzeal të Shkodrës mori sot një pamje tjetër. Ndonëse fizikisht konstruksioni i saj vazhdon të mbetet i dëmtuar, ajo u zëvendësua me një vepër artistike që mbulon pamjen e saj të mjerueshme.
“Estrada në penxhere” është një nga shfaqjet e para me humor e këngë në Shkodër, përpara se ajo të institucionalizohej në vitin 1958.
Bashkia Shkodër ka ndërhyrë sot duke vendosur një vepër artistike me të njëjtin emër, mbi rrënojat e disa banesave. Teksa pritet ndërhyrja përfundimtare nga pronarët e tyre ky grup banesash në zonën e Trumës janë mbuluar nga një baner i krijuar me foto të arkivës, me rastin e 65 vjetorit të Estradës së Shkodrës,
Videoja e realizuar pak çaste më parë, ka sfond muzikor kompozimin ” Qyteti im” nga Pjetër Gaci, kënduar nga Florinda Gjergji, nën drejtimin muzikor e tingujt e fizarmonikës së Luan Barovës, një regjistrim i vitit 1980.
Faleminderit të gjithëve!”, shkruan në Facebook Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci.
