Ishte një mbrëmje e gjatë humori ajo që dhuroi për artdashësit shkodranë, Mjeshtri i Madh Ednond Halili në recitalin e tij “50 Vjet në skenë” zhvilluar në Teatrin “Migjeni”. Aktori i mirënjohur riktheu nostalgjinë e Estradës së Shkodrës me humorin e Shtjefën Palushit, Tano Banushit, Paulin Prekës, Bik Pepës etj. Mbrëmja u gërshetua bukur me muzikën shkodrane dhuruar nga artistët e qytetit dhe të ftuarit e këtij spektakli.

Bashkëpunëtorët e tij Dana Xhaj dhe Muhamet Çekini u ndjenë të emocionuar në këtë rikthim në skenë.

Aktori i humorit Edmond Halili numëron role të shumta përgjatë karrierës së tij gjysëmshekullore në skenë. Ndonëse prej vitesh jeton në Durrës, ai asnjëherë nuk e ka braktisur qytetin e tij Shkodrën.