“Zambaku i kanionit”, zgjodhi ta titullojë kështu botimin e saj më të ri. Autorja e librit, Eralda Baze ishte e pranishme në mjediset e Bibliotekës Shkencore për të prezantuar romanin e saj të dytë, pas “Dielli më perëndon në lindje” që sërish e promovoi në mjediset e universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Romani është përcjellë me interes nga lexuesit dhe studiuesit e romanit bashkëkohor shqiptar. Autorja e çon më tej rrëfimin shumëdimensional mbi problematikat aktuale të tranzicionit politik dhe shoqëror, duke u bërë një nga autoret që me kurajo nuk heziton të shpalosë para lexuesit skena nga përpjekjet e përditshme, veçanërisht e femrave shqiptare, për të mbijetuar në një realitet të molepsur.

Romani deri tani është përcjellë me vlerësime, shkrime, analiza nga studiues, si: Eris Rusi, Mark Simoni, Edmond Kaçeli, Arben Prendi, Ermira Alija, Ermira Ymeraj etj.