“Dhurimi i gjakut, akt i solidaritetit njerëzor” ishte takimi sensibilizues i zhvilluar ditën e sotme në Bibliotekën Shkencore të Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Takimi erdhi si organizim i Universitetit të Shkodrës, Organizatës Shqiptare të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut si dhe Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.
Fjalën e hapjes në takim e mbajti Rektorja e UNISHK Rajmonda Kçira. Organizatorët vlerësojnë rëndësinë e kësaj kauze dhe ndihmën e dhënë nga studentët.
Përgjatë gjithë ditës në mjediset e Fakultetit Ekonomik të UNISHK po zhvillohet proçesi i dhurimit të gjakut ku studentët janë bërë pjesë e tij.
