Lahuta dhe xhubleta janë të lashta në trojet shqiptare sa vetë jeta në to. Instrumenti i lahutës është konsideruar përgjithësisht burrëror mirëpo përtej tabuve Lumturije Nonaj është nga të paktat lahutare grua në vendin tonë. Në mënyrë të vazhdueshme ajo ka marrë pjesë në evenimente të rëndësishme folklorike kombëtare dhe ndërkombëtare ku edhe është nderuar disa herë me çmime të ndryshme. Ndër pjesëmarrjet më të rëndësishme të Lumturijes kohët e fundit ishin ato të Festivalit Folklorik Kombëtar në Gjirokastër, i rikthyer pas 8 vitesh mungesë si dhe ai i Logut të Bjeshkëve.

Së fundmi lahutarja e njohur ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare” që organizohet në Skënderaj të Kosovës. Lumturije Nonaj e ka të pamundur të marrë pjesë për shkak të mungesës financiare nga ana e saj. Ajo ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale ku ka bërë apel për ndihmë.