Galeri “Oda” në Shkodër u bë “streha” mikpritëse e dy artisteve nga Kosova për dy ekspozitat e tyre me punime pikture.
“Kaltërt” u titullua ekspozita e artistes Mjellma Goranci. Me punimet e saj ajo sjell jetën, qiellin dhe detin në formën artistike.
Piktorja tjetër nga Kosova, Vlora Ismaili ka sjellë integrimin e teknologjisë në proçesin artistik duke shprehur një kreativitet të kohës bashkohore. “Ndryshimi” ka vendosur ta emërtojë ekspozitën e saj.
Punimet e dy artisteve nga Kosova tërhoqën interesin dhe vëmendjen e vizitorëve të pranishëm në galeri.
