Gjimnazi publik “28 Nëntori” në Shkodër u bë nismëtar i projektit, dedikuar pasurimit të audiobibliotekës për personat e verbër “Unë lexoj me sytë e tu”. Aktiviteti i zhvilluar në mjediset e brendshme të tij është produkt i punës së finalizuar me sukses nga nxënësit e shkollës teksa kanë “dhuruar” zërin e tyre për këtë targetgrup të shoqërisë.

Kontribut të madh në realizimin e projektit dhanë mësuesit e këtij gjimnazi Alida Bushati dhe Safinas Boksi si dhe nxënësit e saj. Zv/Presidenti i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, Fran Gjolaj shprehet se ky është një projekt që do t’i vijë në ndihmë këtij komuniteti.

Projekti “Unë lexoj me sytë e tu” synon vazhdimësinë e tij edhe në të ardhmen duke ndikuar në pasurimin e audiolibrave.