Sonatë për flaut dhe piano nga veprat e kompozitorëve të njohur botërorë si Händel, Schumann etj. erdhën për publikun shkodran në koncertin “Kontrapunkti, energjia e tingullit” prej dy instrumentistëve të njohur Marin Gjollma në piano dhe Elvis Rudi në flaut.

Pianisti i njohur kryeqytetas Marin Gjollma vlerëson peshën e këtij koncerti në teatrin “Migjeni” ku evidenton edhe figura që kanë lënë gjurmë në muzikën klasike shqiptare.

Flautisti Elvis Rudi ndalet në konceptimin e këtij koncerti të veçantë për spektatorët shkodranë.

Koncerti me dy instrumentistët e njohur erdhi në kuadër të “Tetorit gjerman” me mbështetjen e Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Bashkisë Shkodër.