Një ekspozitë me punime artistike në filigran, me fokus disa nga gratë që kanë lënë gjurmë në historinë e vendit tonë si: Nënë Tereza, Dora D’Istria, Nora e Kelmendit, Rozafati, Marie Kraja, Shote Galica etj. u zhvillua në kuadër të tetorit “rozë” në galerinë “Oda” në Gjuhadol.

Ekspozitën e vizituan Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni si dhe Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër Marina Duhani.

Autorja Aurora Piranej tregon se puna në filigran është e vështirë por e bukur ndërsa ndjen keqardhje që nuk po trashëgohet sa duhet tek brezat e rinj.

Pavarësisht vështirësive Aurora ndihet mirë që ka sjellë një ekspozitë të tillë në Shkodër.

13 punimet e ekspozitës “Filigrani, arti i t’parëve” janë realizuar të gjitha përgjatë këtij viti. Ajo u çel në Shkodër me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës ndërsa do të jetë e vizitueshme edhe përgjatë ditës së sotme.