Ka përfunduar dilema e drejtimit të tempullit të kulturës në veri, teatrit “Migjeni” me emërimin e regjisorit Arjan Çuliqi në krye të tij. Vendimi u bë i ditur përmes njoftimit në Facebook të Kryetarit të Bashkisë Benet Beci.

Postimi i plotë…

“Sot i kam pritur në zyrë të dy kandidatët për drejtues të teatrit “Migjeni”, znj.Sara Smaja dhe z.Arjan Çuliqi, të cilët i falenderova për platformat e tyre. Duke vlerësuar kontributin dhe idetë e tyre kam vendosur që drejtues të teatrit ” Migjeni” të emëroj zotin Arjan Çuliqi, ndërsa znj.Sara Smaja ta bëj pjesë të ekipit drejtues të kulturës në Bashkinë e Shkodrës.

Na shkoftë mbarë!”