Biblioteka “Marin Barleti” mirëpriti aktivitetin promovues të librit më të ri që i shtohet vitrinave të librarive “Jetesë n’mes egërsinave” të autorit Filip Guraziu, takim i organizuar nga Shoqata e ish të Përndjekurve Politikë Shkodër. Novela është një dedikim për vuajtjet e shqiptarëve të Kosovës, gjysmës tjetër të kombit të cilët sakrifikuan jetën dhe familjet e tyre në kërkim të lirisë dhe mbrojtjes së shqiptarizmit në Kosovë.
Më tej autori kërkon t’i japë mesazhin e tij lexuesve të librit, në mënyrë të veçantë atyre të brezit të ri.
Filip Guraziu është një nga personalitetet e spikatura të Shkodrës duke dhënë kontribut në shumë fusha ndërsa ai njihet edhe për publikimet e shumta përgjatë karrierës si dhe është vlerësuar me shumë tituj nderi.
