Pjesë e ansamblit muzeal të qytetit, rruga ku kanë lindur një pjesë e mirë e artistëve shkodranë, ajo e Gjuhadolit mori pamjen e një galerie të vërtetë arti në mjedis të hapur teksa artistja shkodrane Teuta Lagja ekspozoi 22 punimet e saj të pikturës nën tingujt e muzikës që shoqëronte këtë event.
Ekspozitën e saj personale, organizuar nga galeri “Oda”, artistja shkodrane e emërtoi “Hana Blu” referuar fenomenit astrologjik por në përmbajtjen e saj ka edhe stinën e preferuar vjeshtën.
Ka një arsye përse zgjodhi t’i sjellë më afër publikut krijimet e saj dhe pikërisht në këtë rrugë historike të Shkodrës.
Ekspozita tërhoqi interesin dhe vëmendjen e kalimtarëve, të cilët ndaluan për të shijuar disa prej pikturave të ekspozuara në të.
