Spektakli i talenteve të reja “X Faktor” ka mbërritur në qytetin e artit dhe të kulturës për të zbuluar emrat e rinj të skenës shqiptare përmes audicionit zhvilluar në pedonalen e qytetit.
Një interes i madh i të gjithë të rinjve të Shkodrës është vërejtur gjatë audicionit në pedonale. Shkodra ka qenë përherë qyteti nga i cili kanë dalë talente në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës ndaj shpresohet që edhe kësaj radhe të jetë sërish në panteonin e këtij spektakli, të organizuar nga TV Klan.







