Qendra Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija” çeli sezonin e ri të aktiviteteve të saj me organizimin e Garës me biçikleta 100 m, një aktivitet i kthyer në traditë prej shumë vitesh.
Fëmijët pjesëmarrës të kopshteve publike dhe jopublike të Shkodrës pushtuan pistën e tartanit në stadiumin “Loro Boriçi” ndërsa shoqëroheshin nga prindërit dhe gjyshërit e tyre.
Fëmijët duhet të priren në mënyrë të vazhdueshme drejt aktivitetit fizik dhe një aktivitet i tillë shërben si promotor i këtij qëllimi.
Sezoni i ri i QKF “Kujtim Alija” ka në program edhe aktivitete të tjera të larmishme për fëmijët pjesëmarrës të saj.
Në fund të garës janë shpallur fituesit:
Vajza: Rajna Isufi, Aurora Franja dhe Ajla Aliaj.
Djem: Enes Vrina, Omer Vishi dhe Halison Velaj.
