Pallati i Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër u shndërrua në skenën kryesore të magjisë teksa iluzionistët nga Dibra e Madhe në Maqedoninë e Veriut jo vetëm argëtuan publikun por e mbajtën atë të mbërthyer me kureshtje si rezultat i disa numrave të performuar për spektatorët e pranishëm.
Artistët iluzionistë të ardhur nga shteti fqinj dhuruan shfaqje magjike dhe dhjetëra truke duke bërë pjesë të tyre edhe persona të pranishëm nga salla.
Drejtuesi i trupës “Magic Show” Bekim Mame, falenderon publikun që kishte mbushur pallatin e sportit si dhe mediat për pasqyrimin dhe jehonën e eventit ndërsa shton se rrugëtimi i tyre do të vijojë në qytete të tjera të vendit.
Shfaqja që zgjati rreth 60 minuta solli gjallëri tek spektatorët e vegjël si dhe prindërit që i shoqëronin ata.
