Si një rikujtesë e 7 edicioneve të mëparshme të zhvilluara përgjatë viteve 2008 – 2022 do të vijë ekspozita “Çmimi Idromeno” e këtij edicioni në Galerinë e Arteve të Shkodrës. Evenimenti i kthyer në traditë dedikuar artit figurativ bashkohor që lëvrohet kryesisht nga të artistët e rinj në këtë vit do të përbëhet nga fondi i veprave më të mira të prezantuara përgjatë viteve të kaluara.
Këto vepra të fondit janë tregues edhe i ndryshimit të vazhdueshëm që ka pësuar shoqëria jonë në gjithë këto vite.
“Çmimi Idromeno” përgjatë viteve është mbështetur nga emrat më në zë të artit shqiptar ndërsa kuratorët e parë të tij ishin Zef Paci dhe Artan Draçini që do të vazhdojnë të jenë sërish edhe në këtë vit. Ekspozita do të mbahet më 21 tetor në mjediset e Galerisë së Arteve Shkodër.
