Biblioteka Shkencore e universitetit “Luigj Gurakuqi” ka shtuar fondin e librave duke e pasuruar atë me tituj të rinj. Kjo ka ardhur si rezultat i aktdhurimeve të bëra në drejtim të saj nga institucione, autorë, studiues dhe dashamirës të librit.

Drejtuesja e Bibliotekës Shkencore Alketa Bekteshi tregon rreth këtyre prurjeve të reja në institucionin që drejton.

Studiuesja Ermira Ymeraj, një ish-punonjëse e Bibliotekës Shkencore ka kontribuar përmes aktdhurimit me disa tituj të rinj.

Biblioteka Shkencore vijon të shërbejë si një qendër e rëndësishme informacioni që nxit kërkimin e vazhdueshëm shkencor dhe pasurimi i fondit u vjen në ndihmë të gjithë frekuentuesve të saj.