Një natë e bukur me grupet pjesëmarrëse të edicionit të tretë të Takimit Ndërkombëtar të Orkestrave Frymore ishte ajo që u zhvillua në pedonalen pranë sheshit “Nënë Tereza” të qytetit.
Performuan me radhë para spektatorëve në shesh materialet e tyre: Kuarteti “Komuna Gjakovë”, Orkestra Frymore e Beratit, ajo e Durrësit dhe e Tivatit ndërsa e fundit në konkurim ishte Orkestra Frymore e Shkodrës. Kjo mbrëmje u përshëndet edhe nga Orkestra Frymore e Personave me Aftësi të Veçanta “The Door”.
Drejtori organizativ Dritan Mlika në pronocimin e tij për mediat thekson rëndësinë e këtij aktiviteti ndërkombëtar.
Në fund të mbrëmjes juria ndau disa çertifikata “Mirënjohje” ndërsa vlerësoi me çmimin e parë Orkestrën Frymore të Shkodrës nën dirigjimin e Admir Lekës duke e shpallur atë fituese të edicionit të tretë të Takimit Ndërkombëtar të Orkestrave Frymore.
