Rikthehet për herë të parë që pas pandemisë së Covid-19 si pjesë e edicionit të tretë të organizimit të tij. “Takimi Ndërkombëtar i Orkestrave Frymore” është aktiviteti kulturor që do të zhvillohet në datat 6 dhe 7 tetor ku banda muzikore nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi pritet të pushtojnë sheshet e qytetit për dy ditë me radhë.

Për të bashkëndarë detajet rreth këtij evenimenti në mjediset e bashkisë u zhvillua konferenca për mediat.

Drejtuesja e Kulturës në Bashkinë Shkodër Amila Gjyrezi siguroi mbështetjen e institucionit për bandën e Shkodrës edhe në vijimësi.

Dritan Mlika ndau disa nga detajet e programit dyditor të aktivitetit.

Për drejtorin artistik Bardhyl Hysa e rëndësishme mbetet ruajtja e traditës së asaj që përfaqëson banda muzikore për qytetin.

“Takimi Ndërkombëtar i Orkestrave Frymore” vjen në këtë edicion të tretë si organizim i Qendrës Kulturore “Pjetër Gaci” në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër përmes Zyrës së saj të Kulturës.