Ulja e nivelit të ekspozimit ndaj faktorëve të riskut të lidhura me sëmundjet jo të transmetueshme në popullatë me fokus kryesor fëmijët e moshës shkollore 6-16 vjeç ishte qëllimi i aktivitetit të zhvilluar në sheshin para bashkisë ku në qendër të tij vendos shkollat si qendra të rëndësishme komunitare.

“Shkollat për shëndetin” është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC zbatuar nga “Save the Children” i implementuar në 12 shkolla të Bashkisë Shkodër.

Përfaqësuesit e institucioneve të përfshira në projekt flasin për rëndësinë e këtij projekti.

Shëndeti është i rëndësishëm për çdo njeri në mënyrë të veçantë për fëmijët e moshës shkollore kur sot ndeshen fenomene që e rëndojnë atë si bullizmi, obeziteti etj.

Organizimi i fushatave të tilla në kuadër të projektit “Shkollat për shëndetin” kanë në qendër aktivitetet promovuese të shëndetit që synojnë nxënësit e shkollës, fëmijët jashtë shkollës, prindërit e tyre dhe komunitetin në përgjithësi.