Ditët e Trashëgimisë Kulturore po sjellin aktivitete të larmishme me fokus këtë pasuri të kombit tonë. Në mjediset e qendrës rinore “Atelie” u shfaqën tre dokumentarë premierë: “Neço Muko, grupi i tij dhe koha e tyre”, “Bilbil Vlora, themeluesi i traditës muzikore me saze në Labëri” dhe “Shqiptarë neve jemi…” kushtuar folkloristit Spiro Dine.

Niko Kotherja, drejtuesi i Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale thotë se vlera e këtyre dokumentarëve është e madhe.

Më tej Kotherja tregon arsyet e përzgjedhjes së Shkodrës për Ditët e Trashëgimisë Kulturore.

Aktivitetet me fokus trashëgiminë kulturore do të vijojnë edhe në qytete të tjera të vendit.