Shkodra njihet ndryshe edhe si “qyteti i biçikletave” jo vetëm për historinë e këtij mjeti lëvizës që i ka zanafillat e veta në kryeqendrën e veriut por edhe sa i përket përdorimit të saj në ditët e sotme.

Javës Evropiane të Levizshmërisë iu bashkua edhe Bashkia Shkodër përmes “Ditës Europiane pa makina” ku një seri aktivitetesh të larmishme u zhvilluan në sheshin kryesor “Nënë Tereza”. Këtë ditë e përshëndeti edhe Kryetari i Bashkisë Benet Beci, i cili ndër të tjera u shpreh se në Shkodër duhet të ketë edhe një muze biçikletash.

Pjesë e veprimtarive të kësaj dite ishte edhe ekspozimi i 19 biçikletave duke nisur nga më të hershmet tek më modernet. Mes tyre edhe një biçikletë e familjes së njohur Tafili, e përdorur në garën botërore të Italisë në vitin 1993.

Mesazhi që përcjell kjo ditë është ndërgjegjësimi për përmirësimin e cilësisë së jetesës.

Një grup i madh të rinjsh dhe qytetarësh shkodranë mes të cilëve dhe vetë Kryetari Beci pedaluan në rrugët kryesore të Shkodrës me biçikleta.