Mes aktiviteteve dhe veprimtarive të shumta prej gati një jave, muzeu i fotografisë “Marubi” përmbylli Ditët Europiane të Trashëgimisë ku dokumentari mbi jetën dhe aktivitetin e vëllezërve “Manaki” ishte i fundit i kalendarit të programuar.

Tea Çuni, përgjegjëse e sektorit të komunikimit dhe promovimit dhe tregon rëndësinë që bartë dokumentari i Eliza Zdru.

Më tej Çuni thotë se përmes Ditëve Europiane të Trashëgimisë kultura e vendeve të vogla bëhet më e njohur dhe promovohet më shumë.

Programi i Ditëve Europiane të Trashëgimisë nisi në muzeun “Marubi”që në datën 12 shtator me organizimin e disa punëtorive ndërsa në fokusin e këtij viti ishte ekspozita e përkohshme “Janaki & Milton Manaki”.