Elena Babani është nxënëse e klasës së nëntë në shkollën artistike “Prenkë Jakova”. Që e vogël, violina i është bërë pjesë e pandarë e jetës së saj. Tingulli dhe melodia që krijon ky instrument sipas Elenës, e bën atë të veçantë në dallim nga të tjerët. Mirëpo si çdo gjë e bukur ka edhe vështirësinë e vet…

Çdo ditë Elena ushtrohet 3 deri në 4 orë me violinën por puna me të i është shpërblyer në shumë koncerte brenda dhe jashtë vendit ku ajo ka marrë pjesë.

Ndonëse e ka përjetuar magjinë e skenës, tundohet edhe nga dëshira për të bërë art në rrugët e qytetit të saj.

Kjo përgatitje e saj veç talentit dhe aftësive vjen edhe nga puna e bërë prej mësuesve në gjithë këto vite.

Elena është e sigurtë në vetvete se violina do të vazhdojë të jetë bashkëudhëtarja e pandarë e jetës së saj dhe se nuk do ta braktisë atë asnjëherë.