Shfaqja “Qorri” dhuroi një mbrëmje të bukur plot emocione dhe mesazhe sensibilizuese për publikun shkodran teksa ajo u shfaq në një nga mjediset rinore të qytetit. Shfaqja paraqet një formë proteste përmes artit duke nisur nga titulli i saj përmes simbolikës së verberisë që shoqeria shfaq çdo ditë ndaj fenomeneve të dhunës, shtypjes dhe përdhunimit.

Ky mesazh i shfaqjes u përcoll bukur përmes një grupi të rinjsh të talentuar të cilët kanë pasion aktrimin.

Shfaqja “Qorri” është një nga stacionet e “KultArt 2023” ndërsa rrugëtimi i saj do të vijojë përgjatë këtij muaji në disa qytete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.