Trupa e aktorëve të teatrit “Migjeni” ka nisur nga puna për shfaqjen më të re, e cila do të vijë si “produkt” i një bashkëpunimi me teatrin e Sardenjës në Itali dhe Institutin Italian të Kulturës në vendin tonë.
Drejtuesja e teatrit Rita Gjeka në konferencën e organizuar për mediat prezantoi bashkëpunimin me regjisorin italian Davide Iodice dhe njoftoi nisjen e provave nga trupa.
Nga ana e tij regjisori Iodice u ndal në detajet e premierës që bazohet tek shkrimtari britanik Herbert George Wells.
Në rolin e një prej aktorëve të shfaqjes por edhe të ndihmës regjisorit Jozef Shiroka vlerëson këtë premierë.
Premiera “Vizita e mrekullueshme” mendohet të shfaqet për publikun shkodran në fund të muajit tetor.
