Dy artistë nga Kosova por prej vitesh me banim në Gjermani sollën artin e tyre në ekspozitën me punime pikture “Hello Progress” në mjediset e galerisë “Oda”.

Sokol dhe Doruntina Maloku preferuan të qëndronin larg fokusit të kamerës duke i lënë hapësirë veprave të tyre artistike dhe vizitorëve t’i shijonin ato.

Kjo galeri prej vitesh është bërë “streha” e artistëve shqiptarë të diasporës dhe jo vetëm.