Nënë Tereza ndonëse ishte shqiptare, i përkiste të gjithë botës dhe në çdo cep të globit mund të ndeshemi me gjurmë të saj. Në Shkodër, mendohet të ketë patur kontaktin e parë me këtë qytet në vitet 1932-1933 në mjedisin e një shtëpie që gjendet në rrugën “Ludovik Saraçi” brenda ansamblit muzeal të qytetit.

Në shtëpinë muze janë të ruajtura disa nga objektet e vjetra të familjes së Nënë Terezës ndërsa Tonini pronari i shtëpisë tregon për sfidën e ruajtjes së tyre sidomos gjatë regjimit.

Përveçse një shtëpi banimi, ajo shërben edhe si një shtëpi “muze” ku vizitorët mund të hyjnë lirisht pa tarifë.

Ndërtesa gëzon statusin “Monument Kulture” dhe pllakata mbi muret e saj u vendos nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës në vitin 2010.