Puka është qyteti që në vitet e fundit ka pësuar një transformim të madh. Ajo përveç të tjerave ofron edhe histori dhe një ndalesë në shtëpinë muze të Migjenit për t’u njohur nga afër me ambientet e shkollës ku ai jo vetëm jepte mësim por edhe jetonte aty është pjesë e atij takimi me historinë për këdo që kërkon të njohë më shumë nga ky qytet.

Pak metra më tutje nga shkolla muze e Migjenit ndodhet muzeu etnografik i Pukës, i pasur në elementë që ruajnë trashëgiminë e pasur materiale dhe jomateriale.

Investimet e fundit në këtë qytet kanë shtuar ndjeshëm edhe numrin e turistëve që e vizitojnë atë.