Disa nga poetet shkodrane vendosën të mblidheshin edhe njëherë tjetër sëbashku duke kaluar një pasdite të këndshme mes poezish. Ky takim mes tyre erdhi si një vazhdimësi e atyre të mëparshëm zhvilluar në kuadër të Festivalit të Poeteshave me iniciativën e poetes shkodrane Farida Ramadani.
Më tej poetja dhe iniciatorja e kësaj pasditeje poetike apelon për më shumë mbështetje ndaj festivalit që është i vetmi në llojin e tij që mbahet në vendin tonë.
Poetet pjesëmarrëse në këtë takim lexuan disa nga vargjet poetike të shkruara nga ata vetë ndërsa organizatorja u dhuroi antologjinë e përbashkët “Frymarrje femërore” nga edicioni i dytë dhe i tretë i festivalit.
