Holli i brendshëm i ndërtesës së bashkisë mori pamjen e ngjashme me një galeri artesh ku ekspozoheshin instalacione me përmbajtje artistike. Nën tingujt e muzikës së bukur shkodrane dhe me praninë e shumtë të vizitorëve aktiviteti i emërtuar “Muz” erdhi si një performancë arti kontemporan vizual nga artistja shkodrane Suida Dushi, frymëzuar nga trupi i njeriut dhe një ndërthurje mes mjekësisë dhe trashëgimisë kulturore.
Artistja shkodrane me banim në Itali thotë se përmes kësaj forme arti synon të sjellë një këndvështrim ndryshe të qytetit të Shkodrës.
Ky event u mbështet nga Ministria e Kulturës, Bashkia Shkodër, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes si dhe biznese të qytetit.
