Prej vitesh në vendin tonë shkollat profesionale kanë tërhequr interesin e të rinjve për të qenë pjesë e tyre, kjo për një seri arsyesh por më e rëndësishmja: integrimi i shpejtë me tregun e punës.
Në shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër vazhdojnë regjistrimet ndërsa drejtuesja e shkollës Merita Zeneli thotë se edhe për këtë vit ka interes të madh për të ndjekur arsimin profesional dhe në mënyrë të veçantë në drejtimin “Hoteleri – Turizëm”.
Një nga risitë e vitit të ri shkollor 2023-2024 për këtë shkollë do të jetë mbështetja financiare për transportin e nxënësve që vijnë nga zona të largëta banimi.
Më tej drejtuesja Zeneli rendit disa nga avantazhet që ka kjo shkollë në raport me të tjerat.
Shkolla e mesme profesionale “Hamdi Bushati” ofron studime në tre drejtime kryesore: Ekonomi-Biznes, Hoteleri-Turizëm dhe Tekstil-Konfeksion. Ajo dallohet në mënyrë të veçantë për infrastrukturën e mirë me klasat dhe laboratoret e saj në kushte bashkohore.
