Festivali “Luleborë” në Shkodër prej vitesh ka krijuar traditën e zhvillimit të tij por ndonëse është ende herët për të folur për një datë konkrete të organizimit të edicionit të VIII duhet thënë se puna për marrjen në dorëzim të materialeve të reja ka nisur prej gati 2 muajsh ndërsa 1 shtatori shënon mbylljen e afatit të dorëzimit të tyre.

Muzikanti Markelian Kapidani thotë se dëshira është që ky festival të shtrihet përtej kufijve kombëtarë.

Festivali “Luleborë” po organizohet në Shkodër që nga viti 2016 dhe që nga ajo kohë janë zhvilluar 7 edicione ku fituesja në fuqi është kantautorja Ana Bushgjokaj, e cila rrëmbeu çmimin e parë me këngën baladë “Zemra kërkon zemrën”.