Dy koncerte pianistike do të mbahen në teatrin “Migjeni” si pjesë e festivalit të ideuar nga pianisti dhe kompozitori Robert Bisha. “Ritual Piano Improvisation Festival” bazohet në artin e improvizimit dhe në këtë edicion janë të ftuar pianisti gjerman Florian Weber si dhe ai italian Fabrizio Ottaviucci, të cilët do të performojnë pjesë nga repertori i tyre përmes improvizimit në datat 2 dhe 8 shtator në teatrin “Migjeni”.

Artisti Robert Bisha thekson se ajo çfarë e bën të veçantë këtë edicion të tretë të festivalit ka të bëjë me tipologjitë e ndryshme të improvizimit që janë ajo e jazz-it dhe e botës mistike.

Edicioni i tretë i Festivalit të Pianos pritet të ndërthurë melosin, pop-in duke krijuar dinamika që shkaktojnë ndjesi shpirtërore për spektatorin e pranishëm.