Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” është një nga asetet më të rëndësishme të dokumentimit të historisë përmes fotografisë. Ai mban në arkivin e tij rreth 400,000 negativë në pllaka xhami, të organizuar në mënyrë të përkryer dhe të klasifikuar sipas vitit të shkrepjes dhe përmbajtjes së fotografisë. Muzeu i Fotografisë ofron sot për vizitorët ekspozita, programet e punëtorive etj.

Një kënd i veçantë i muzeut është Biblioteka e tij. Në dallim nga viti i shkuar, edhe numri i vizitorëve është rritur.

Kjo Fototekë, fillimisht si një sektor i Muzeut të qytetit, ishte nën kujdesin e Bashkisë Shkodër, por në vitin 2003 kalon nën administrimin e Ministrisë së Kulturës. Me 9 maj 2016, me koleksionet e Fototekës u inaugurua Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”.