Në shkollën e mesme artistike ‘’Prenkë Jakova’’ ka nisur sot faza e dytë e konkursit të pranimit për klasën e parë, gjashtë, të ndërmjetme dhe të dhjetë. Pjesmarrës janë nxënësit e degëve figurative dhe muzikore.
Ndërkohë Manjola Zoga n/drejtore e shkollës nxit fëmijët e talentuar të zgjedhin këtë shkollë për këtë vit akademik.
Shkolla mesme artistike ‘’Prenkë Jakova’’ vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm për vazhdimësinë e artit në qytetin e Shkodrës.
