Ndonëse ka 7 vite që është ndarë nga jeta, këngëtarja Naile Hoxha do të mbahet mend si një nga zërat më të ëmbël të muzikës popullore. Repertori i saj përfshinte një gamë të gjerë karakteresh e nuancash melodike nga krahina e Shkodrës, me këngë të gjalla dhe ritmike, të vështira e të lehta, tek këngët e Shqipërisë së mesme e asaj lindore.
Muzikanti Gjon Shllaku ndan me shikuesit e RTSH Shkodra një moment të veçantë sa i përket karrierës së artistes.
Më tej muzikanti Shllaku apelon edhe për më shumë vëmendje ndaj artistëve të rinj duke mos harruar gjurmët e vjetra të këngëtarëve si Naile Hoxha.
Naile Hoxha do të mbetet përgjithnjë njëra prej luleve me më shumë aromë të asaj buqete madhështore që ka nxjerrë kopshti i bukur i këngëtarëve shkodranë. Ajo ruajti me besnikëri vlerat e traditës shkodrane, interpretimin skenik, xhestikulacionet, nuancat vokale duke e çuar më përpara jehonën kumbuese të këngës shkodrane.
