Duke nisur nga dita e sotme, maturantët që kanë fituar të drejtën e studimit mund të regjistrohen pranë institucioneve të arsimit të lartë deri më datën 11 shtator.

Rozafa Shpuza, zëdhënësja e universitetit “Luigj Gurakuqi” në një komunikim publik bën me dije se ky institucion ofron për vitin e ri akademik programe të reja studimi.

Referuar shifrave, kanë aplikuar gjithsej 6872 maturantë për në degët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ndërsa janë 1840 kuota në dispozicion për 6 fakultetet e tij, përfshirë dhe programet me karakter profesional që ofron ky universitet. Numri më i lartë i aplikantëve vërehet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës me rreth 1814 të tillë ndërsa dega më e kërkuar rezulton të jetë ajo e Administrim-Biznesit të Fakultetit Ekonomik.