Koncerti i grupit të violinave “Skanderbeg Chamber Orchestra” që u zhvillua në sheshin para bashkisë në Shkodër mbylli edicionin e XIV të “Shkodra Jazz Festival” teksa përpara spektatorëve u ekzekutuan live disa nga pjesët klasike të kompozitorëve shqiptarë dhe atyre botërorë.

Koncertmasteri Paçalin Pavaci përshkruan ndjesinë që i la ky edicion i festivalit.

Një natë më herët ishte grupi “Chimera Trio” dhe artistja Laura Ghirardi që ndezën skenën me muzikën jazz për qytetarët shkodranë.

Koncertet përmbyllëse të “Shkodra Jazz Festival” do të përcillen për të gjithë shikuesit e rrjetit të RTSH në ditët në vazhdim ndërsa si pjesë e ekipit në Shkodër gjendej edhe regjisori Petri Bozo, i cili vlerëson cilësinë e këtij festivali.

Përgjatë ditëve të zhvillimit të tij, “Shkodra Jazz Festival” solli në këtë qytet emra të njohur të muzikës klasike dhe moderne si dhe dhjetra instrumentistë të rinj nga disa vende të Ballkanit, Italia, Rumania etj.