Një nga evenimentet prestigjoze të spektakleve të bukurisë, “Miss Globe” këtë vit shënon edicionin e tij të 20-të të organizimit ndërsa ai do të mbahet në mesin e muajit nëntor dhe qyteti ku do të zhvillohet është Shkodra. Këtë vit do të konkurojnë mes tyre 62 përfaqësuese shtetesh pjesëmarrëse. Këtë e bëri të ditur regjisori Petri Bozo, i cili ndau disa detaje gjatë intervistës së dhënë për RTSH Shkodra.

Miss Globe International prej kohësh është shndërruar në një ring ku përplasen kulturat, historitë dhe bukuria duke sjellë ritëm dhe emocione.