“Varg Festival” mblodhi sërish miqtë dhe dashamirësit e librit në natën e tij të tretë dhe të fundit njëkohësisht në mjedisin e hapur të Muzeut Historik të Shkodrës teksa pjesë e këtij takimi letrar u bënë autorë librash si: Rozafa Shpuza, Andris Lleskai, Arben Prendi, Suad Arilla, Loer Kume dhe Liza Brozi ku përmes bashkëbisedimit sollën në fokus diskutimet rreth letërsisë dhe zhvillimeve të saj.

Për tre netë me radhë “Varg Festival” solli në Shkodër disa nga shkrimtarët e momentit nga Shkodra dhe qytete të tjera duke sjellë një frymë poetike në komunikimet me audiencën ndërsa kjo iniciativë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit është një nga stacionet e verës “KultArt 2023” duke sjellë artin dhe kulturën më afër me publikun.