Shkodra u përfshi nga atmosfera e muzikës jazz në sheshin para bashkisë ku të pranishmit shijuan për gati dy orë koncertin që dhuroi nata e mbrëmshme e Shkodra Jazz Festival teksa u ngjitën në skenë grupi Znap ndërsa atyre iu bashkua edhe këngëtarja austriake Patricia Moreno.
Drejtori artistik i festivalit Florian Jakaj falenderon publikun që është bërë pjesë e të gjitha shfaqjeve të dhuruara deri më tani.
Më tej Jakaj shton se fokusi i koncerteve që do të shoqërojnë këto netë do të jetë respektimi i traditës së muzikës jazz.
Koncertet e “Shkodra Jazz Festival” në shesh të hapur do të vijojnë deri të dielën e datës 27 gusht që do të shënojë edhe mbylljen e edicionit të XIV të këtij festivali në Shkodër.
